VIDEO/ “Djajtë” nuk ndalen, Martial dyfishon shifrat në pjesën e parë

schedule21:56 - 25 Maj, 2023

schedule 21:56 - 25 Maj, 2023

Teksa të gjithë mendonin se pjesa e parë do të mbaronte me rezultatin e ngushtë, “djajtë e kuq” të Manchester United kanë dyfishuar shifrat përballë Chelsea.

Gjithçka nisi nga këmbët e Casemiro, i cili fut bukur në zonën kundërshtare një top për Jadon Sancho, me këtë të fundit që pason shkurt te Anthony Martial e nga një distancë aq e vogël francezi nuk gabon dhe çon topin në rrjetë. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: