VIDEO/ Coman “Ferrari”, Sane i shënon të tretin Lazios

schedule21:45 - 23 Shkurt, 2021

schedule 21:45 - 23 Shkurt, 2021

Bayern duket se është pa frena këtë mbrëmje. Nuk është mbyllur ende pjesa e parë dhe kampionët e Europës kanë gjetur sërish golin, këtë herë me Leroy Sane.

Në fakt protagonisti kryesor në atë aksion ishte Kingsley Coman, i cili bëri një vrapim shumë të shpejtë dhe depërtoi në zonë, derisa goditi.

Goditjen e tij e ktheu Reina, por Sane ishte në vendin dhe kohën e duhur dhe e ktheu sferën, këtë herë jo te Reina, por në rrjetë. /abcnews.al