Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ City nuk pyet për United, triumfon me poker në derbin e Manchesterit

schedule19:26 - 6 Mars, 2022

schedule 19:26 - 6 Mars, 2022

Manchester City ka konfirmuar se “qyteti” është i tyre, pasi mposhti me rezultatin 4-1 në derbi rivalët e Manchester Unites, duke çuar në 6 pikë diferencën me Liverpool që ka një ndeshje më pak.

Skuadra e Pep Guardiola dominoi, ndërkohë që mesfushori Kevin De Bruyne e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e pestë, me një goditje nga brenda zone.

United reagoi dhe në minutën e 22-të barazoi, me një gol fantastik të Jadon Sancho. City gjithsesi nuk u pezmatua, pasi sërish me mesfushorin belg e çoi topin në rrjetë dhe e mbylli pjesën e parë në epërsi 2-1.



Goli i tretë i City ishte fantastik, me Mahrez që shënoi pas një skeme të bërë nga goditja e këndit. I njëjti lojtar e çoi topin në rrjetë edhe në minutat shtesë. VAR ia konfirmoi golin dhe City vazhdon rrugën drejt titullit kampion.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!