VIDEO/ City në super formë, suksesi me “poker” sjell parakalimin e Liverpool

schedule22:04 - 17 Janar, 2021

schedule 22:04 - 17 Janar, 2021

Manchester City ndodhet në formë të shkëlqyer dhe sot siguroi fitoren e pestë radhazi në kampionat. “Cityzens” mposhtën 4-0 në shtëpi ekipin e Crystal Palace dhe janë ngjitur në vend të dytë, me dy pikë dhe një ndeshje më pak se United i vendit të parë.

Minuta e 26-të solli edhe golin e parë. Kros i bukur i De Bruyne dhe finalizim me kokë i mbrojtësit John Stones. Kaq për pjesën e parë, teksa djemtë e Pep Guardiolës nuk u përmbajtën në fraksionin e dytë të takimit.

Ilkay Gundogan gjeti rrjetën në minutën e 56-të. Eurogol i mesfushorit gjerman, ndërsa 12 minuta më pas erdhi goli tjetër i mbrojtësit Stones. Dy minuta përpara fundit të takimit pati festë edhe për Rahem Sterling, i cili vulosi suksesin me “poker” të ekipit të tij me një gol shumë të bukur. /abcnews.al