VIDEO/ City i përgjigjet perlës së West Ham, shënon talenti Foden

schedule14:44 - 24 Tetor, 2020

schedule 14:44 - 24 Tetor, 2020

Manchester City ka barazuar shifrat me fillimin e pjesës së dytë. West Ham United kishte shënuar i pari me anë të sulmuesit Michail Antonio dhe tani rezultati është 1-1.

Pep Gaurdiola e ka gjetur zgjidhjen në stol, duke mos e aktivizuar sulmuesin Aguero në pjesën e dytë. Argjentinasi ka mbetur në dhomat e zhveshjes në pushim.

Phil Foden është aktivizuar në vend të tij dhe e ka shpërblyer besimin e trajnerit spanjoll. Mesfushori ka befasuar me një goditje nga brenda zonës, duke vendosur baraspeshën. /abcnews.al