VIDEO | Chelsea fiton me përmbysje ndaj Arsenalit, çfarë gafe e Lenos

schedule16:56 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 16:56 - 29 Dhjetor, 2019

Është mbyllur takimi mes Arsenalit dhe Chelsea, me fitoren e Bluve të Londrës 1-2. Edhe pse Arsenali arriti të shënojë i pari me anë të Aubameyang, nuk arriti të ruajë epërsinë, duke u ndëshkuar dy herë në minutat e fundit.

Ishte Jorginho ai që shënoi në minutën e 83-të, duke përfituar nga një gafë e portierit gjerman, Bernd Leno. Ky i fundit nuk lexon mirë një krosim dhe i lë portën e boshatisur mesfushorit të Chelsea. Katër minuta më vonë, Chelsea shënon sërish, me anë të një kundërsulmi.

Abraham dhe Willian janë shumë të shpejtë për mbrojtjen e Arsenalit. Anësori brazilian pason në qendër për te sulmuesi Abraham, i cili ndëshkon Lenon për herë të dytë në këtë takim. Arsenali vazhdon të zhgënjejë nga ndeshja në ndeshje, ndërsa Chelsea rikthehet te fitoret dhe duket se do të luftojë deri në fund për një vend në UEFA Champions League./abcnews.al