VIDEO/ Bundesliga e nis javën e 26-të me “surpriza”, Frankfurt ndan pikët me “diletantët” e Bochum

schedule22:57 - 31 Mars, 2023

schedule 22:57 - 31 Mars, 2023

Bundesliga gjermane ka nisur siparën e javës së saj të 26-të, ku sfida hapëse e kësaj jave ishte përballja në “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit, “shqiponjat” e Eintracht pritën Bochumin, në një sfidë që nuk pritej asgjë më pak se fitorja e vendasve, mirëpo nuk rezultoi kështu.

Skuadrat u ndanë në barazimin 1 me 1, me të dy golat e sfidës që u shënuan në fraksionin e parë të lojës, fillimisht nga mysafirët e Bochum, të cilët gjetën rrugën e rrjetës pas një aksioni fantastik në minutën e 14’-të falë japonezit Takuma Asano, e më pas “bomberi” francez Randal Kolo-Muani vendosi baraspeshën vetëm 8 minuta më vonë, teksa ekzekutoi në mënyrë perfekte një penallti të ekzekutuar në minutën e 22’-të.

Me këtë rezultat “shqiponjat” e Frankfurtit qëndrojnë në vendin e 6-të, teksa deri në këtë pikë të sezonit kanë arritur të grumbullojë 41 pikë, ndërsa Bochum vazhdon akoma të “shpresojë” për mbijetesën në Bundesliga këtë sezon teksa ka shkuar në kuotën e 26 pikëve. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: