Video/ Berlusconi nuk heq dorë nga… femrat

schedule15:39 - 21 Maj, 2018

schedule 15:39 - 21 Maj, 2018

I rehabilituar politikisht, ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, është rikthyer dhe njëherë në qendër të vëmendjes, për pikën e tij të dobët, femrat e bukura.

Gjatë një takimi elektoral në Valle D’Aosta, ai ka spikatur me batutat e tij, kur në fund të takimit, koordinatori i partisë Forza Italia për këtë zonë, i ka dhuruar një pikturë dhe një skulpturë të vogël. Dhuratat iu dorëzuan kreut të Forza Italia nga vajza e koordinatorit.

Në këtë pikë, Berlusconi ka pyetur nëse mund të zgjidhte, pasi ai do preferonte vajzën, ndaj dhuratave. E reagimit të sikletshëm të koordinatorit, i cili i thoshte se ajo ishte vajza e tij, ish-kryeministri italian iu përgjigj: “Çfarë duhet të shpikim, që të jemi edhe një herë të rinj?”./abcnews.al