VIDEO/ Barcelona po vuante kundër Osasunës, Arthur ia këput gjumit në stol

schedule15:40 - 17 Korrik, 2020

schedule 15:40 - 17 Korrik, 2020

Mbrëmja e djeshme ishte për t’u harruar për Barcelonën. Teksa ata po mundeshin në shtëpi nga Osasuna, Real Madridi siguroi matematikisht titullin kampion. Megjithatë jo të gjithë në kampin katalanas ishin të shqetësuar për momentin e vështirë që po kalonin.

Bëhet fjalë për mesfushorin Arthur Melo, i cili tërhoqi vëmendjen e kamerave gjatë sfidës. Braziliani ishte në stol dhe u kap nga kamerat në një moment jo shumë të përshtatshëm për të, ku ai shikohet pothuajse në gjumë.

Melo pritet të largohet në fund të sezonit nga Barcelona dhe tashmë është bërë zyrtare shkëmbimi i tij me mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic. Arthur pothuajse e ka mbyllur aventurën e tij me katalanasit, pasi numëron vetëm katër minuta lojë kundër Celta Vigos dhe më pas është lënë vetëm në stol nga trajneri Setien. /abcnews.al