VIDEO/ Askush si Besart Berisha në Australi, dygolësh në ndeshjen e 200-të

schedule09:19 - 26 Janar, 2020

schedule 09:19 - 26 Janar, 2020

Besart Berisha është përbindësh. Sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola në ndeshjen që Western United po luan në shtëpi kundër Adelaide United. Futbollisti Dardan ka barazuar rezultatin në 1-1 fillimisht, kurse më pas ka gjetur rrugën e rrjetës për 3-2.

Sulmuesi po luan ndeshjen e 200-të në futbollin australian dhe me këto dy gola të shënuar sot ka shkuar në kuotën e 127 rrjeta të tundura, sikurse asnjë lojtar tjetër atje. /abcnews.al