VIDEO/ Arthur me avion privat në Torino, të fundit nga Juventusi

schedule09:19 - 28 Qershor, 2020

schedule 09:19 - 28 Qershor, 2020

Juventusi lëviz në merkato dhe tani transferimi i Arthur Melo mbetet vetëm të zyrtarizohet. Braziliani ka mbërritur në Torino me një avion privat, ndërkohë që është filmuar së bashku me babanë e tij, Ailton, dhe vëllai i tij Paolo Henrique.

Sot Arthur do të kryejë vizitat mjekësore në J-Medical, ndërkohë që më pas do të vijë edhe zyrtarizimi. Mesfushori i bashkohet Juventusi për 70 milion euro, plus pesë të tjera bonuse.

Gjithsesi bardhezinjtë 60 milion euro i shlyejnë me kartonin e Miralem Pjanic, i cili do t’i kryejë vizitat mjekësore në Itali dhe më pas do të fluturojë drejt Barcelonës./abcnews.al