VIDEO | Amatorizëm i Manchester United, një nigerian i ndëshkon

schedule19:13 - 20 Shkurt, 2020

schedule 19:13 - 20 Shkurt, 2020

Kanë mjaftuar 15 minuta për të shijuar golin e parë në duelin Club Brugge-Manchester United. Vendasit kanë përfituar nga një gafë totale e “Djajve të Kuq” dhe kanë kaluar në avantazh.

Nigeriani Dennis mori një pasim nga portieri i skuadrës belge, nuk u ndal dot nga dy lojtarët e fundit të United dhe përfitoi nga një dalje e pallogaritur mirë e Romeros për të shënuar. Dennis lëshoi një parabolë të saktë dhe në stadium shpërtheu festa e tifozëve të Brugge. /abcnews.al