VIDEO/ Aksident masiv në Durrës, plagoset rëndë një person

schedule22:59 - 1 Qershor, 2020

schedule 22:59 - 1 Qershor, 2020

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës mbrëmjen e sotme. Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se janë përplasur tre automjete, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e Shkozetit. I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Durrësit, ndërsa disa persona të tjerë kanë marrë dëmtime të lehta.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. /abcnews.al