VIDEO/ 3 gola për 20 minuta, United shpartallon ekipin e Bielsas

schedule17:59 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 17:59 - 20 Dhjetor, 2020

Manchester United po kalon një moment shumë të mirë në kampionat. “Djajtë e Kuq” vijnë nga gjashtë rezultate pozitive, teksa e kanë nisur në mënyrë fantastike edhe sfidën shtëpiake ndaj Leeds United.

Djemtë e Ole Gunnar Solskjaer kanë shënuar 3 gola në 20 minutat e para, duke vulosur suksesin ndaj skuadrës së Marcelo Bielsas. Scott McTominay shënoi dy herë brenda një minute.

Mesfushori skocez zhbllokoi takimin pas 68 sekondave me një goditje potente. 24-vjeçari nuk u ndal dhe gjeti një tjetër gol në aksionin pasardhës pas asistit të Martial.

Dy golat e parë sezonal në kampionat për McTominay, teksa nuk mund të mungonte rrjeta e Bruno Fernandes. Minuta e 20-të, diagonale e saktë e portugezit dhe topi në rrjetë.

Goli i tetë në kampionat për Bruno Fernandes, i cili është golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij. Fitorja e sotme e ngjit United në vend të tretë me 26 pikë, po aq sa numëron edhe Everton. /abcnews.al