Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ 250-vjetori i Pavarësisë! Shfaqja spektakolare e fishekzjarreve në 4 korrik, thyen rekordin botëror të Guinnes

schedule09:28 - 5 Korrik, 2026

schedule 09:28 - 5 Korrik, 2026

Një shfaqje 40-minutëshe fishekzjarresh u zhvillua në Uashington, D.C., në kuadër të festimeve të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit dhe rrufesë në disa zona.

Sipas organizatorëve, këtë vit u hodhën rreth 850,000 fishekzjarre nga dhjetë pika të ndryshme në kryeqytet, duke e bërë shfaqjen dukshëm më të madhe se vitet e mëparshme.

 



Fishekzjarret ndriçuan disa prej monumenteve më të njohura të qytetit, përfshirë zonën përreth Memorialit të Linkolnit, lumin Potomac dhe Parkun West Potomac.

 

Organizatorët vlerësuan se spektakli mund të ketë vendosur një rekord të ri botëror Guinness si shfaqja më e madhe e fishekzjarreve e organizuar ndonjëherë.

 

Festimet u komentuan edhe nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili e cilësoi shfaqjen si “më të mirën ndonjëherë”, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Uashingtoni përjetoi një nga festimet më të mëdha të 4 Korrikut në historinë e tij. Kostoja e eventit u vlerësua në 850,000 dollarë, ndërsa përgjegjësit vlerësojnë se spektakli mund të vendosë një rekord të ri botëror Guinness.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!