Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vetëm Edi Rama del i fituar”, Leka: Agresiviteti i ka hequr protestës qytetarinë

schedule18:48 - 15 Korrik, 2026

schedule 18:48 - 15 Korrik, 2026

TIRANË- Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “News Line”, u shpreh se qëndrimet e opozitës ndaj qeverisë në arenën ndërkombëtare nuk përbëjnë asgjë të re dhe nuk ndikojnë në uljen e ritmit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Sipas Lekës, opozita nuk dëmton qeverinë, por veten e saj, ndërsa argumentoi se kritikat dhe denoncimet e saj në kancelaritë perëndimore nuk sjellin pasoja për ekzekutivin.

Analisti u ndal edhe te protestat, për të cilat tha se kanë humbur mbështetjen për shkak të agresivitetit, gjuhës së ashpër, përndjekjes ndaj figurave publike dhe politike, si edhe dhunës ndaj institucioneve.



Sipas tij, këto zhvillime i kanë hequr Berishës monopolin e të bërit opozitë, ndërsa i kanë dhënë qeverisë statusin e një qeverie demokratike normale në një vend demokratik normal. Leka u shpreh se protesta është drejt shuarjes dhe nuk prodhon më asgjë të re.

Ai tha se protagonistët e protestës vijojnë të përsërisin të njëjtat mesazhe, çdo natë, pa artikuluar asgjë të re. Në përfundim, analisti deklaroi se nga kjo përballje politike, sipas tij, i vetmi që del i fituar është kryeministri Edi Rama.

“Mendoj se narrativa e opozitës, për të folur në gjuhën e huaj kundër vendit të vet, nuk është ndonjë gjë e re dhe nuk besoj se do të ndikojë sa i takon ritmit të negociatave. Opozita nuk dëmton qeverinë, ajo dëmton veten e vet. Asgjë e keqe nuk i vjen qeverisë nga tam-tamet që bëjnë jo vetëm Sali Berisha vetë, por edhe të tjerë në kancelaritë perëndimore, sepse vetë Berisha dhe opozita e tij është i sanksionuar nga SHBA dhe Britania për një sërë veprash, të cilat tashmë i dimë.

Si në aspektin kombëtar dhe ndërkombëtar, qasjet e Berishës kundër qeverisë, nuk i japin asnjë kosto qeverisë, por kostot negative janë për përcjellësit e kësaj fryme, që është Sali Berisha. Kanë kaluar të 40 ditët e protestës dhe mendoj se agresiviteti, gjuha e ashpër, përndjekja ndaj figurave publike dhe politike dhe dhuna ndaj institucioneve i kanë hequr protestës qytetarinë, i kanë hequr Berishës monopolin e të bërit opozitë, i kanë dhënë qeverisë statusin e një qeverie demokratike normale në një vend demokratik normal.

Sado të mundohen aktorë të ndryshëm, të paguar ose jo nga padronët e tyre, unë mendoj se protesta është drejt shuarjes dhe nuk prodhon asgjë të re, sepse vetë dhuna verbale dhe politike, siç e kemi parë në të gjithë ata që kanë folur nuk kanë lënë asgjë për të treguar se mund të kalojnë qoftë dhe në një formacion të mundshëm politik, sepse janë si pula pa kokë dhe nuk merret vesh nga shkon. Protestë, me liderë dhe protagonistë, që thonë përnatë të njëjtat gjëra. Vetëm Edi Rama del i fituar nga kjo përballje.”, tha ai./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!