Veseli shpërndan foton e veçantë: Takim vëllazëror me kryeministrin Rama

schedule21:04 - 29 Qershor, 2020

schedule 21:04 - 29 Qershor, 2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ikëtë të hënë ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është takuar me përfaqësuesit e lartë politikë.

Në kuadër të kësaj vizike, shefi i qeverisë shqiptare është takuar me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. Ky takim u zhvillua në kuadër të vizitës dyditore të cilën po e bën kryeministri Rama në Prishtinë.

Ndonëse nuk pati prononcim për media, Veseli në një reagim në rrjetet sociale thotë se ka zhvilluar një takim vëllazëror me Ramën.

”Takim vllazëror me kryeministrin Edi Rama 🇽🇰 👐 🇦🇱”,  shkruan Veseli.

Ndryshe, Kryeministri Rama ka njoftuar sot se në Kosovë po qëndron për të mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë./abcnews.al