Verstappen nuk ka rival, merr pole position në “Çmimin e Madh të Australisë”

schedule09:25 - 1 Prill, 2023

schedule 09:25 - 1 Prill, 2023

Max Verstappen nuk ka rival në këtë fillim sezoni dhe ka marrë pole position në Çmimin e Madh të Australisë. Është i 22-ti në karrierën e tij sportive, për të dalë përpara George Russell dhe Lewis Hamilton, të cilët dhanë kambanë e madhe në klasifikim duke rrëshqitur përpara Alonso-s, me kohën pothuajse në rritje.

Fernando Alonso mbyll rreshtin e dytë me Aston Martin përpara më të mirës së Ferrarit, atë të Carlos Sainz, me një vonesë prej 538 të mijtash nga lideri. Në dhjetshen e parë të kualifikimit edhe Alexander Albon, Pierre Gasly  dhe Nico Hulkenberg. Serigo Perez do të startojë nga rreshti i fundit i cili përfundon jashtë pisës me Red Bull e tij në fazën e parë të kualifikimeve.

1- M. Verstappen (B) Red Bull 1’16” 732 24

2- G. Russell (B) Mercedes 1’16″968 +00″236 29

3 -L. Hamilton (B) Mercedes 1’17″104 +00″372 28

4-Fernando Alonso i katërt (B) Aston Martin 1’17″139 +00″407 26

5- Carlos Sainz (B) Ferrari 1’17″270 +00″538 28

6- L. Stroll (B) Aston Martin 1’17″308 +00″576 26

7- C. Leclerc (B) Ferrari 1’17″369 +00″637 25

8-A. Albon (B) Williams 1’17″609 +00″877 27

9- P. Gazly (B) Alpine 1’17″675 +00″943 25

10- N. Hulkenberg (B) Haas 1’17″735 +01″003 26

/ h.ll/abcnews.al