Verratti: E fitojmë sërish titullin, me Pochettinon po zbavitem shumë

schedule14:14 - 26 Shkurt, 2021

schedule 14:14 - 26 Shkurt, 2021

Marco Verratti është një nga pikat më të forta të PSG-së. Kampionët e Francës renditen në vend të tretë në Ligue 1 dhe distanca me Lille kryesuese është katër pikë.

28-vjeçari nuk e sheh problem një gjë të tillë dhe beson te fitimi i titullit kampion. Në prononcimin e dhënë për sajtin zyrtar të klubit, Verratti flet edhe rreth trajnerit Mauricio Pochettino.

Jemi në garë për titullin kampion, na presin edhe 12 finale deri në fund. Me skuadrën që kemi, duhet të luftojmë deri në fund për fitimin e kampionatit. Pochettino? Me Mauricion kam më shumë liri në fushë.

Mund të shkoj ku të dua, të gjej hapësira dhe të qëndroj disi më i avancuar. Disa herë jam futur në zonën kundërshtare, aty e kam më të thjeshtë për të dhuruar asiste“, thekson mesfushori italian. /abcnews.al