PRISHTINË– Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për qetësi pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale, duke thënë se shkatërrimi i Kosovës i ndihmon vetëm armiqve. Ai9 u shpreh se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë çlirimtare.
Ai ka thënë se duhet pritur edhe shkalla e dytë dhe kjo betejë duhet të fitohet.
“Vendimi i sotëm me dënim është i papranueshëm, i padrejtë. UÇK-ja bëri luftë të drejtë çlirimtare. Beteja për drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të fitohet në shkallën e dytë. Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës vendim dënues për UÇK-së.
Shqiptarë kudo që jeni, për Kosovën dhanë jetën njerëzit më të çmuar të kombit tonë. Nuk kemi atdhe tjetër. S’kemi vend tjetër. Ju ndihmojmë armiqve nëse dëmtojmë pronën e Kosovës, jetën e njerëzve tonë. Nëse e shkatërrojmë Kosovën, i ndihmojmë armiqve. Do t’i mundim armiqtë të bashkuar”, tha Haradinaj. /abcnews.al

