Vendimet e Gledis Nanos, Hoxha: Për herë të parë në krye të policisë kemi një person të “pa kapur”

schedule12:06 - 18 Tetor, 2021

schedule 12:06 - 18 Tetor, 2021

Gazetari investigativ Artan hoxha këtë të hënë i ftuar në ABC Live ka komentuar veprimet e ndërmarra nga drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano sapo ai ka marrë postin.

Hoxha në fjalën e tij ka theksuar se veprimet e marrë nga kreu i ri i policisë janë vendime që tregojnë se ai do të kushtojë një vëmendje të veçantë për mbrojtjen  e të drejtave dhe dinjitetit të punonjësve të policisë.

Ndër të tjera gazetari bën me dije se për herë të parë tashmë në krye të policisë së Shtetit është një person i pa kapur nga politika dhe i pa përfshirë në grupe kriminale kjo për shkak të pozicionit që ai ka pas më parë.

“Veprimet e para të drejtorit të ri të shtetit i shikoj si veprime që përcjellin mesazhe tek trupa policore, duke u treguar se ato nuk janë më të shpërfillur që rrinë jashtë orarit dhe nuk paguhen. Më e rëndësishme dhe unë e mbështes drejtorin e ri është se e di çfarë vendi është aty. Aty të vendosin dhe këmborën nuk e tund dot vetë se nuk do të lë politika, por ai ka një avantazh pasi nuk ka pasur mundësi që të ketë kontakt me organizatat dhe grupet e mëdha kriminale dhe nuk ka qenë

Kemi për herë të parë një drejtor të pa kapur, babai i tij ka qenë drejtor nuk ka qenë ai vetë, ai ka qenë oficer për hetimin e krimit dhe më  pas drejtor në një institucion që ka lidhje me anti-terrorin dhe ekstremizmin që s’ka lidhje me krimin e organizuar. Unë kam pas kontakt me të kur ka qenë në Lindjen e Mesme dhe duke e ditë raportin që ka pas ai më bën të mendoj se është i pa kapur, por sa aftësi do të ketë ai për të mbajtur larg politikën. Dyshimi i vetëm që unë kam unë është se çfarë porosie i ka dhënë kryeministri dhe sa larg do i mbetet ai”, ka thënë Hoxha. /abcnews.al