Mbi 3 milion amerikanë rezulton që të jenë infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë e deri më sot. Në bazë të dhënave të pasqyruara në Worldometer, aktualisht ( 15:20/ 7/7/2020) numri i të infektuarve në SHBA është 3,041,950.
Nga ana tjetër, nga fillimi i pandemisë e deri më tani, ne vend janë regjistruar 133,041 viktima. Si shkak i situatës së krijuar, të paktën 24 shtete kanë pezulluar planet e rihapjes ndërsa rastet me koronavirus vijojnë që të shtohen.
Ekspertë të vendit janë shprehur se numri i të infektuarve në pjesën jugore dhe jugperëndimore të vendit po rritet aq shpejt sa gjurmimi i kontakteve nuk mund të bëhet më.
Po ashtu, autoritetet e emigrimit kanë njoftuar se studentët ndërkombëtarë do detyrohen që të largohen nga vendi nëse universitetet e tyre e kthejnë mësimin online.
Pas SHBA-ve, vendi i dytë më i prekur nga pandemia është Brazili me më shumë se 1.6 milion të infektuar i pasuar nga India me 723,195 të infektuar dhe 20,201 viktima nga Covid-19. /abcnews.al/