Veliaj: Si protestuesit e Pazarit të Ri edhe ata të Unazës së re do jenë të lumtur

schedule20:37 - 19 Nëntor, 2018

schedule 20:37 - 19 Nëntor, 2018

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shprehu bindjen se banorët që protestojnë tek Unaza e Re, do të jenë po aq të lumtur sa janë ata që kundërshtonin kundërshtarët 2 viteve më parë, projektin e Pazarit të Ri.

Teksa protesta e banorëve tek Unaza e Re vijonte, kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ndezi dritat e festive tek Pazari i Ri.

Në krah kishte një protestues që dy vjet më parë kundërshtoi projektin e rehabilitimit të Pazarit të Ri, shembull për Veliajn se si do të ndjehen nesër banorët e Unazës së Re kur punimet të përfundojnë.

“Mbaj mend kur e filluam punën e Pazarit të Ri, se Yllit i qesh buza tani, por kështu thoshte edhe Ylli: “Këtu do vritemi, mbi trupin tim, këtu do derdhet gjaku, do ta mbroj me armë”. Megjithatë, ja ku jemi sot; me Yllin jo vetëm jemi bërë shokë për kokë, vëllezër, por jemi edhe bashkë-organizatorë të shumë prej gjërave të bukura që ndodhin këtu. ja shembulli: Ylli është më mirë, Pazari i Ri është më mirë, Tirana është më mirë. Nesër Astiri do jetë më mirë, Unaza e Re do jetë më mirë, Tirana do jetë më mirë dhe gjithë Shqipëria që do të kalojë aty do të jetë më mirë”.

Veliaj deklaroi se 2019-ta do të jetë viti i projektit të radhës, transformimit të Piramidës në qendrën më të madhe të inovacionit në rajon. /abcnews.al