Veliaj i dha Dados leje ndërtimi/Dokumenti: Ndërtoi pallat te “Rruga e Bogdanëve”

schedule18:17 - 12 Shkurt, 2025

schedule 18:17 - 12 Shkurt, 2025

TIRANË– Ols Dado është emëruar prokuror pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në mars të vitit 2024, ku ishte mes tre prokurorëve të përzgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndër 8 garuesve.

Dado, i cili po heton kryebashkiakun e Tiranës, përballje me vettingun në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, e kaloi pa telashe, duke u  konfirmua në detyrë në nëntor të vitit 2022, ku sipas komisionit nuk ju gjetën shkelje.

Sipas skedës, së Komisaionit të Pavarur të Kualifikimit, rezulton se Ols Dado ka punuar dhe si noter, përpara se të emërohej prokuror në Prokurorinë e Pogradecit në vitin 2008. Ndërkohë në vitin 2010, ai është transferuar në Prokurorinë e Tiranës.

Dosja më e bujshme e Ols Dados në këto muaj si prokuror i SPAK, ishte pikërisht hetimi dhe kërkesa për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Te mërkurën gjate seancës, Veliaj e akuzoi dadon se ishte ne konflikt interesi, për shkak te pakënaqësive te tij për një leje ndërtimi marre nga bashkia e Tiranës. Por a është e vërtetë qe Dado është takuar me Veliajn?

E vetmja e vërtetë e verifikueshme është se po: ky prokuror i posaçëm, ka marrë leje ndërtimi,  nga bashkia e Tiranës. Bëhet fjalë për një godinë banimi, pallat 9 katësh me dy kate nëntokë, në rrugën e Bogdanëve në njësinë administrative nr.10.

Kjo leje ndërtimi, për të cilën foli edhe vetë kryetari I Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, rezulton se është marrë me datën 9 shtator të vitit 2021.
Në lejen e ndërtimit e miratuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thuhet se “Godina e banimit dhe shërbimit është në pronë të Ols Dados, dhe disa shtetasve të tjerë, me sipërfaqe trualli që zhvillohet 712 m2.”

Por a përbën kjo një konflikt interesi? Për këtë, mjaft te verifikohet nëse Ols Dado ka qenë apo jo në zyrën e kryetarit të bashkisë.

Nëse jo, Ols Dado siç do qytetar i Tiranës, ka të drejtën te kërkojë dhe të marrë leje ndërtimi në një pronë të tijën, brenda rregullave dhe ligjeve.

Por nëse protokolli I bashkisë vërteton se Ols Dado ka qene ne zyrën e kryetarit Erion Veliaj, kjo do ta vendoste atë ne një pozite, qe se paku kërkon një sqarim shterues.

Gjithsesi mbetet në dorë të gjykatësit Bani, barra e marrjes se një vendimi, që do ishte jo pa ndikim ne ecurinë e procesit gjykues ndaj Erion Veliajt dhe akuzave ndaj tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!