Vdes nga COVID-19 zyrtari i shërbimit social, kolegët në lot: Vani ishte i rrallë, e mori i pabesi

schedule22:28 - 26 Janar, 2021

schedule 22:28 - 26 Janar, 2021

Ditën e sotme u shënuan 8 humbje jete nga koronavirusi. Mes viktimave është edhe një punonjës i Shërbimit Social Shtetëror, Jovan Kaçe. Lajmin e hidhur e ka njoftuar vetë institucioni në një postim në faqen zyrtare në Facebook.

Prehu në paqe Vani. Sot morëm lajmin e dhimbshëm të ndarjes së parakohshme nga jeta të mikut dhe kolegut tonë të nderuar Jovan Kaçe. Një koleg e mik i rrallë, një profesionist i shkëlqyer! Luftove fort për jetën, por virusi i tmerrshëm u tregua i pabesë me ty. 

Miqtë e tu të Shërbimit Social Shtetëror do të të mbajnë gjithmonë mend të buzëqeshur si në këtë foto! Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tu Vani (siç ne të thërrisnim)! U prehsh në paqe. Të qoftë i lehtë dheu” shkruan Shërbimi Social Shtetëror./ db/Abcnews.al