Vatër infeksioni: Dy qarqet më të rrezikshëm krahas Tiranës për numrin e të infektuarve

schedule12:34 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 12:34 - 2 Dhjetor, 2020

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të shtyjë pa limit kufizimet e lëvizjes përgjatë fashës së orarit 22:00 e darkës deri në 06:00 të mëngjesit për një afat të pacaktuar.

Po ashtu, mbeten në fuqi masat shtrënguese të njoftuara më parë siç është ndalimi i grumbullimit të më shumë se 10 personave, regjimi i mësimit në shkolla, etj.

Lexo edhe: Festat e fundvitit, Rakacolli: Rregullat që do të ndiqen për të festuar jashtë

Ndërkohë, Eugena Tomini nga ISHP deklaroi se tre qarqet më numrin më të madh të të prekurve janë Tirana, Lezha dhe Gjirokastra, të cilat janë kthyer në vatra të rrezikshme dhe incidenca është tepër e lartë.

Vendi po vijon me një intensitet të lartë të rasteve pozitive me koronavirus. Incidenca vijon e lartë gjatë dy javëve. Nga 254 raste për 100 mijë banorë në 347 raste për 100 mijë banorë gjatë dy javëve të fundit krahasuar me dy javëshin e mëparshëm.

Vetëm javën e fundit është vënë re një tendencë në uljen e rasteve pozitive. Kjo ka ardhur për shkak të ndikimeve të masave të marra deri më tani.

Qarqet me rastet më të shumta janë Tirana, Gjirokastra dhe Lezha. Ka një transmetm të gjerë komunitar. Niveli i riskut opër transmetimin është i madh“, u shpreh Tomini. /abcnews.al