Valë e frikshme infektimesh në Shqipëri, 5 humbje jete, 14 pacientë në gjendje të rëndë

schedule17:52 - 22 Janar, 2022

schedule 17:52 - 22 Janar, 2022

Varianti i ri Omicron ka “zaptuar” Shqipërinë. Në 24 orët e fundit janë shënuar 2,230 qytetarë të infektuar nga 6,598 testime dhe 5 humbje jete, ndërsa 1,894 raportohet se janë shëruar nga sëmundja, që deri tani ka marrë miliona jetë në të gjithë botën. Viktimat janë; një qytetar nga Elbasani 60 vjeç, dy nga Tirana 60 dhe 77 vjeç, një nga Rrësheni 77 vjeç dhe një nga Saranda 80 vjeç.

2230 rastet e reja janë në këto bashki: 1053 në Tiranë, 133 në Shkodër, 91 në Durrës, 74 në Fier, 66 në Vlorë, 52 në Sarandë, 49 në Elbasan, 47 në Gjirokastër, 44 Lushnje, Berat, 40 në Kamëz, 37 në Vorë, Korçë, 35 në Krujë, 28 në Lezhë, Tepelenë, 24 në Pogradec, 23 në Kuçovë, 22 në Gramsh, 21 në Skrapar, 19 në Patos, 18 në Kurbin, 17 në Peqin, 16 në Mallakastër, 15 në Divjakë, 13 në Dimal, 12 në Kavajë, Devoll, 11 në Vau Dejës, Mirditë, 10 në Dibër, Mat, 9 në Pukë, Kukës, Belsh, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Përmet, 6 në  Delvinë, Kolonjë, Cërrik, 5 në Fushë-Arrëz, Has, Këlcyrë, 4 në Tropojë, Shijak, Selenicë, Memaliaj, 3 në Rrogozhinë, Rroskovec, Konispol, Dropull, Poliçan, Librazhd, 2 në Klos, Himarë, Prrenjas, 1 në Finiq, Libohovë, Maliq.

Janë 24,436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1,894 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 218,679 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (22 Janar 2022)
Raste të reja ditore         2,230
Të shëruar në 24 orë      1,894
Të shtruar në spitale       146
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 6,598

Testime totale              1,621,211
Raste pozitive                 246,412
Raste të shëruara           218,679
Raste Aktive                      24,436
Humbje jete                         3,297

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë            11,288
Fier                 1,913
Elbasan          1,707
Durrës            1,644
Shkodër          1,761
Vlorë                1,498
Gjirokastër      1,192
Korçë                984
Berat                 958
Lezhë                908
Dibër                  306
Kukës                 277

/ Abcnews.al