Vaksinimi në shtëpinë e të moshuarve, Rama: Sakrifica e stafit shmangu tragjeditë

schedule12:28 - 17 Shkurt, 2021

schedule 12:28 - 17 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka ndjekur nga afër nisjen e vaksinimit anti Covid në vendin tonë.

Shefi i qeverisë në fjalën e tij ka bërë me dije se stafet janë për tu përgëzuar për sakrificën e tyre që u izoluan së bashku me të moshuarit dhe nuk lejuan që të ndodhnin tragjeditë që kanë ndodhur nëpër azilet në botë

Falenderoj të gjithë stafin që sakrifikuan dhe zgjodhën që të izoloheshin bashkë me ju duke shmangur tragjedinë që ka ndodhur në shumë shtepi të moshuarish nëpër botë”, ka thënë Rama.

Gjithashtu ia ka bërë batuta me stafin mjekësor ku ka thënë se kanë bërë mirë që kanë vënë doreza pasi sytë e Facebook si lënë të qetë dhe do të vijonin të flisnin.

“Shumë mirë që i keni vënë dorezat pasi janë inspektorët në Facebook dhe në portale. Se siç thoshte Faik Konica, “dembelët aktivë’ s’të lënë të punosh”, është shprehur Rama. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!