Ushtronin dhunë ndaj bashkëshorteve dhe fëmijëve, arrestohen 2 persona në Fier

schedule10:38 - 28 Janar, 2020

schedule 10:38 - 28 Janar, 2020

Policia e Fierit ka njoftuar se ka arrestuar në flagrancë dy persona nën akuzën e dhunës në familje dhe përndjekjes.

Të dy personat, një 40 vjeçar dhe një 44 vjeçar kanë ushtruar dhunë në mënyrë të përsëritur, në sy të fëmijëve, ndaj bashkëshorteve të tyre.

Dhuna në familje kohët e fundit është kthyer në një problem kryesor për policinë e shtetit pasi janë shtuar rastet e tilla në zona të ndryshme të vendit.

Njoftimi i policisë:

“Fier

Ushtrojnë dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • A. Th., 40 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka përndjekur bashkëshorten e tij, shtetasen B. TH., 40 vjeçe, banuese në Fier (të cilët janë në proces divorci) si edhe ka kërcënuar djalin e tyre të mitur 13 vjeç.

  • I. M., 44 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në prani të fëmijëve të tyre të mitur ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A. M., 30 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Përndjekja””, thuhet  në njoftimin e policisë./abcnews.al