Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Urgjenca e akteve normative”, 33 socialistët që dërguan në Kushtetuese Sali Berishën

schedule17:33 - 21 Shkurt, 2020

schedule 17:33 - 21 Shkurt, 2020

Kushtetuta iu ka dhënë mundësi qeverive që në raste urgjente, të veprojnë përmes akteve normative.

Neni 101 i Kushtetutës thotë: Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme.

Akti më i fundit i nxjerrë nga qeveria është ai i pagëzuar si anti-KÇK, që ka ngjallur reagime jo vetëm të politikanëve por edhe të juristëve, duke ngritur pikëpyetjen: Cila ishte urgjenca e qeverisë që veproi me një akt normativ, duke mos ndjekur procedurën normale parlamentare të miratimit të ligjeve?



Këtë pikëpyetje socialistët ja kanë ngritur disa herë Sali Berishës kur ishte kryeministër. Në vitin 2005, qeveria demokrate miratoi tre akte normative: “blerjen e energjisë nga KESH, ligjin për prokurimet, dhe ligji për urbanistikën”.

Socialistët, iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, duke ju kërkuar që këto akte të shfuqizohen, pasi për çështjet në fjalë nuk kishte asnjë urgjencë.

Këto janë firmat e 33 deputetëve socialiste, si Gramoz Ruci, Taulant Balla, Bashkim Fino, etj, që në 20 dhjetor 2005 e dërguan këtë cështje në Kushtetuese.

Thuajse një vit më vonë, Gjykata Kushtetuese u shpreh me vendim, duke thënë  ndër të tjera, se:

“Nëse ekziston nevoja për nxjerrjen e një ligji, por pa ndonjë urgjencë të dukshme, qeveria nuk mund të ndërmarrë nismën për nxjerrjen e aktit normativ me fuqinë e ligjit, pasi kjo do të përbënte një detyrë të pushtetit ligjvënës”.

Akti normativ anti-KÇK, i miratuar në 31 janar të këtij viti nuk e shpjegon në asnjë rast urgjencën.

Madje fjala urgjencë nuk është përdorur asnjë në relacionin shoqërues në Kuvend.

Diferenca është e dukshme: Nëse do të ishte vepruar përmes një ligji normal, atëherë parlamenti do të kishte mundësi të ndërhynte dhe të modifikonte projektin e qeverisë, gjë të cilën nuk e bën dot me një akt normativ.

Përmes kësaj forme ligjore, qeveria fiton kohë, po njëkohësisht lejon që variatin i miratuar prej saj të mos hasë barriera të tjera gjatë rrugës parlamentare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!