Urdhri: Kufizim i qarkullimit të mjeteve të rënda në fundjavat e sezonit turistik

schedule11:36 - 9 Qershor, 2018

schedule 11:36 - 9 Qershor, 2018

Një udhëzim i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe atij të infrastrukturës Damian Gjiknuri për cakton kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda gjatë fundjavave të sezonit turistik. Për mjete të tonazhit të rëndë mbi 7.5 ton, me gjatësi mbi 12 metra, për makinat bujqësore, teknologjike apo traktorët me rrota me shpejtësi nën 40 km në orë si dhe kursantët e autoshkollave, nga data 15 qershor deri në 15 shtator, kufizimet e qarkullimit vendosen edhe për ditët e festive apo ato që paraprijnë apo pasojnë ato.

Ditën e premte kufizimi i qarkullimit parashikohet nga ora 15:00 deri ne 22:00. Të shtunën nga ora 8:00 deri ne 12:00 dhe më pas nga ora 16:00 deri në 22:00, ndërsa të dielave nga ora 7 e mëngjesit deri në 22:00. Të përjashtuar nga ky kufizim do të jenë automjetet e shoqërimit, ato të forcave të armatosura, automjetet për mirëmbajtjen e shërbimeve publike, mjetet e radiove dhe televizioneve, por edhe mjete që transportojnë ushqime që prishen, material apo pajisje për gjendje emergjence sidhe kamionë që transportojnë gjënë e gjallë. /abcnews.al