United me shpatulla pas muri, e shet Paul Pogba për vetëm 50 milion £

10:40 | 19/02/202010:400

Manchester United mund ta gjejë veten me shpatulla pas muri për Paul Pogba. Mesfushori francez ka qenë i dëmtuar dhe gjatë pjesës së parë të sezonit nuk ka luajtur as 100 minuta në Premier League. Edhe pse e kanë blerë për një shifër rekord, në Manchester janë gati të heqin dorë prej tij edhe për 50 milion sterlina.

Në kampin e “Djajve të kuq” ekziston një mendim që do të ishte veprimi i duhur për të gjithë nëse Pogba do të shitet një vit para se t’i përfundonte kontrata që ka me klubin anglez. Ky sezon ka qenë zhgënjyes dhe normalisht vlera e kartonit të tij vetëm bie.

Më siguri në Manchester janë penduar, pasi verën e shkuar mund të kishin përfituar shuma më të mëdha. Thuhet se Real Madrid ishte gati të paguante 150 milion sterlina për shërbimet e kampionit të botës. Tanimë spanjollët nuk e kanë në plan të parë mesfushorin, pasi duan të shpenzojnë për një sulmues.

Juventusi është opsioni kryesor, por edhe bardhezinjtë do të duhet të shesin për të blerë një lojtar si Pogba. Mino Riola e ka thënë haptazi kohët e fundit që Torino është si shtëpia e tij për Pogba, për të cilin pati edhe replika në distanca mes menaxherit të tij dhe trajnerit të United, Solskjaer. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono