Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë në Kosovë raportoi dy viktima.
Ndërsa nga 1,568 teste të realizuara rezultuan pozitivë 253 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 53,776 të prekur.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Podujevë 31 raste, Mitrovicë 23 raste, Vushtrri 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Viti 11 raste, Gjilan 10 raste, Ferizaj 8 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 3 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Drenas, Gjakovë, Kamenicë, Prizren dhe Shtërpcë.
/abcnews.al/


