Ulet numri i viktimave dhe i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë

schedule15:14 - 10 Maj, 2021

schedule 15:14 - 10 Maj, 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën 2 viktima nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 2, 210 viktima.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 2, 183 teste të realizuara, 47 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid.

Në 24 orë janë shëruar 202 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 97, 877 raste.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Mitrovicë 6 raste, Ferizaj 3 raste, Gjilan 3 raste, Podujevë 3 raste, Gjakovë 2 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Leposaviq, Pejë, Rahovec, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri.

/abcnews.al/