Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina godet me raketë zemrën e marinës ruse, Moska: Anija luftarake në fund të Detit të Zi

schedule07:45 - 14 Prill, 2022

schedule 07:45 - 14 Prill, 2022

Një nga anijet luftarake më të rëndësishme të Marinës ruse ose është duke lundruar e braktisur ose në fund të Detit të Zi, pas një goditjeje që mori nga një raketë në ditën e 50 të pushtimit të Ukrainës.

Ministria ruse ka bërë me dije se anija e saj luftarake është goditur nga dy raketa ukrainase në Detin e Zi.

Sipas ministrisë ruse ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe se anija ka pësuar dëme serioze.



Kryqëzori “Moskva” i Flotës së Detit të Zi u dëmtua rëndë edhe si rezultat i shpërthimit të municioneve, ndërsa ekuipazhi u evakuua, shkruan The Guardian.

Për shkak të stuhive të mëdha mbi Detin e Zi që errësojnë imazhet satelitore, ende nuk është konfirmuar vizualisht se anija është goditur.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!