“U thotë se babai është i keq”, pasojat e divorcit te fëmijët

schedule15:46 - 6 Qershor, 2019

schedule 15:46 - 6 Qershor, 2019

Në Lezhë numri i divorceve është rritur ndjeshëm. Por pasojat e këtij fenomeni, duken shumë më problem. Prindërit agresivë pengojnë fëmijët të takohen me prindin tjetër.

Një baba që kërkon të takojë fëmijët e tij. I divorcuar me gruan, nuk është arritur një kompromis edhe as është gjetur ndonjë zgjidhje përmes ligjit.

“Unë kam dy fëmijë dhe që dy vite i kam takuar shumë rrallë. Arsyeja është s gruaja vazhdimisht ka influencuar fëmijët. Vazhdimisht u thotë fëmijëve se babai është i keq edhe unë po e vuaj shumë këtë pjesë”, u shpreh një i divorcuar.

Numri i divorceve në Lezhë ka ardhur në rritje. Vitin e kaluar u regjistruan 305 raste, kurse deri në fund të Majit të këtij viti 110 kërkesa për divorc. Por shqetësues është fakti që agresiviteti mes prindërve po reflektohet tek fëmijët.

Besmir Frroku, ekspert psikolog vlerësues pranë Gjykatës së Lezhës thotë se nevoja për të vlerësuar situatën duhet të jetë e menjëhershme. Sipas tij askush nuk sheh se çfarë ndodh me fëmijët.

“Fëmijët po rriten me shumë pasoja psikologjike që fillojnë dhe reflektohen në zhvillimin e tyre të më vonshme”, tha ai.

Sipas avokatit Erjon Gjoni kërkesat më të shumta për divorce bëhen nga femrat. Ato ankohen për dhunë dhe probleme ekonomike.

“Përgjithësisht janë femrat ato që synojnë dhe që drejtohen nga avokati, fillimisht për konsulenca. Ka raste kur këto femra vijnë nga një moment kur ndaj tyre është ushtruar dhunë”, tha ai.

Niveli kulturor i bashkëjetuesve që shkojnë drejt divorcit prezanton edhe situata të ndryshme tek fëmijët. Besmir Frroku flet për fenomenin e alenimit prindëror, kur njeri prind ndikon keq për prindin tjetër, nxit sjellje agresive.

Ky shqetësim ndodh edhe brenda dyerve të gjykatës thotë avokati Erjon Gjoni që sipas tij mes çifteve ka pothuajse mungese totale komunikimi dhe pasqyruar me konflikte verbale.

“Shumë herë ka raste kur prindërit në mënyrë të njëanshme jashtë ambienteve dhe sallave të gjyqit tentojnë të ndikojnë tek të miturit në lidhje me shprehjen e vullnetit se te cili prind dëshirojnë të rrinë. Kjo sjell një dualizim të mendimit që jep pastaj i mituri para gjykatës”, tha avokati.

“Shoh shumë fëmijë që po bëhen agresivë si pasojë e sjelljeve agresive që kanë prindërit”, tha psikologu.

Ekspertët kanë vërejtur se të divorcuarit që janë banorë në Shqipëri janë në konflikte shumë të ashpra. Kurse një situatë ndryshe ndodh me prindërit shqiptarë të divorcuar që jetojnë vendit./ABC News Albania 24/7