U tha se nuk është miliardere, por blerjet e fundit dëshmojnë të kundërtën

schedule23:19 - 2 Qershor, 2020

schedule 23:19 - 2 Qershor, 2020

Javën që shkoi revista “Forbes” akuzoi Kylie Jenner se ka gënjyer mbi statusin e miliarderes dhe suksesin e kompanisë së saj të kozmetikës. Por 22-vjeçarja raportohet se ka shpenzuar mbi 130 milion dollarë vetëm vitin që shkoi.

Para pandemisë ajo kishte blerë një avion të Global Express – për të cilin ka paguar 50 deri 70 milionë euro, si dhe ka shpenzuar miliona dollarë për ditëlindjen e vajzës së saj. Sipas “Daily Mail”, Kylie gjithashtu ka blerë një vilë me një vlerë prej 36.5 milion dollarësh në Holmby Hills me shtatë dhoma gjumi, si dhe një pronë në Hidden Hills, në të cilën kërkon të ndërtojë një objekt me vlerë 15 milion dollarë.

Po ashtu, një tjetër pasuri e patundshme që ylli 22-vjeçar ka blerë është me vlerë 3.25 milionë dollarë në Palm Springs, që ndodhet afër shtëpisë së nënës së saj, Kris Jenner. Pas akuzave të “Forbes”, Kylie reagoi përmes një postimi në twitter, duke e cilësuar artikullin të pavërtetë dhe me supozime të pavërtetuara.