U strehua poshtë tyre për hije, bariun në Berat e zënë gurët dhe humb jetën

schedule13:06 - 4 Korrik, 2020

schedule 13:06 - 4 Korrik, 2020

Një bari 50-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Berat. Mësohet se Vladimir Ceno ka gjetur vdekjen në fshatin Karkanjoz ndërsa po kulloste bagëtitë në afërsi të një firme të nxjerrjes së gurit dekorativ.

Mësohet se për shkak të vapës, bariu ka dashur të strehohet poshtë gurëve por duke i lëvizur, një masiv i madh gurësh e ka zënë poshtë.

Bariu me aftësi ndryshe ishte banor i fshatit Peshtan në rrethin e Skraparit.

Njoftimi i policisë:

Skrapar/Berat – Informacion paraprak

Në fshatin Peshtan Poliçan, njoftohet se është gjetur nga familjaret e vet pa shenja jete shtetasi L.Ç., 55 vjeç me aftësi të kufizuara. Ky shtetas ka qenë duke ruajtur bagetitë në mal por qe prej dy ditësh nuk është kthyer në shtëpi. Vdekja mendohet se ka ardhur si pasojë e rënies nga një gurore e braktisur në fshatin Rabjak Skrapar.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. /abcnews.al/