U pagua shuma e madhe për lirimin e Dinhos, Messi pas gjestit fantastik?

schedule18:31 - 9 Prill, 2020

schedule 18:31 - 9 Prill, 2020

Lionel Mesi dhe Ronaldinjo krijuan një dyshe ëndrrash tek Barcelona për aq kohë sa e veshën njëkohësisht fanellën katalanase, dhe kjo lidhje i ka rezistuar kohës. Ylli brazilian qëndroi disa ditë i burgosur në Paraguaj me vëllain e tij, për shkak se u kapën nga autoritetet vendase me pasaportë false.

Gjykata e Asuncion vendosi t’i lironte nga burgu disa ditë më parë. Ndaj tyre u dha masa arrest shtëpia, pasi dikush pagoi si garanci për ta plot 1.6 milion USD. Disa media ndërkombëtare raportojnë se është pikërisht kapiteni i Barçës ai që pagoi 1.6 milion USD për të liruar Dinhon dhe vëllanë e tij, Roberto Assis, që ndodheshin në qeli prej 1 muaji.

Nuk ka ende ndonjë pohim zyrtar nga ana e Ronaldinhos e Messit, që argjentinasi të ketë paguar 1.6 milion dollarët, por gjithsesi këto fjalë kishin kohë që qarkullonin. Gjithsesi, media të njohura botuan 3 javë më pare lajme se Mesi ishte shprehur se nuk kishte ndërmend të paguante për ish-shokun e tij, ndërsa flitej për një shumë prej gati 4 milion USD.

Ronaldinho do të vazhdojë të gjykohet në Paraguaj, por tashmë i vendosur në arrest shtëpie në kryeqytetin Asuncion, teksa ka zgjedhur të banojë në një hotel. Vitet e fundit, edhe pse kishte kohë larg Barcelonës, legjenda braziliane kishte bërë vizita në kompleksin stërvitor, ku ishte takuar me Messin dhe futbollistët e tjerë. /ABCNEWS.AL