U nis për në punë, por babai i 3 fëmijëve humb jetën në aksident

schedule18:34 - 30 Tetor, 2019

schedule 18:34 - 30 Tetor, 2019

Një i ri shqiptar humbi jetën në mënyrë tragjike në Itali të martën. Mësohet se 38-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, po udhëtonte me biçikletë kur u aksidentua nga një makinë. Ngjarja ndodhi në një provincë të Barit.

Sipas mediave, i riu u përplas nga një mjet që drejtohej nga një grua. Kjo e fundit ndaloi që t’i jepte shqiptarit ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht plagët ishin të rënda dhe i riu ndërroi jetë.

Përplasja ishte shumë e fuqishme, aq sa e kishte hedhur trupin e 38-vjeçarit rreth 40 metra larg. Mësohet se shqiptari ishte baba i tre fëmijëve. Mëngjesin e aksidentit ai kishte dalë nga shtëpia dhe ishte nisur për të shkuar në punë, por fatkeqësisht humbi jetën./abcnews.al