U largua nga United, reagon Pogba: Ishte privilegj të luaj për këtë klub, faleminderit!

schedule17:05 - 1 Qershor, 2022

schedule 17:05 - 1 Qershor, 2022

Manchester United zyrtarizoi ditën e sotme edhe largimin e Paul Pogba nga skuadra, ku palët që nuk kanë vazhduar me rinovimin  e kontratës, me francezin që tashmë do të jetë një lojtarë i ri në treg.

Nuk ka vonuar edhe reagimi i mesfushorit francez, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar “djajtë e kuq”, teksa është shprehur se ishte i privilegjuar që ka mbajtur veshur fanellën e tyre.

“Ndihem i privilegjuar që kam luajtur për këtë klub. Shumë momente dhe kujtime të mira, por mbi të gjitha mbështetje e pakushtëzuar nga tifozët. Faleminderit Manchester United”, ka thënë Pogba në Tëitter.

Pogba është shumë afër të rikthehet tek skuadra e Juventusit, ku ishte edhe në të kaluarën.

/f.a/abcnews.al