U kap më policinë gjatë ndeshjes, UEFA pezullon sulmuesin

schedule11:58 - 15 Prill, 2020

schedule 11:58 - 15 Prill, 2020

Sulmuesi i FC Copenhagen, Santos Michael, është dënuar me tre ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s. Uruguaiani e ka pësua prej konfliktit që pati me policinë në stadiumin e Celtic, gjatë festës së golit që shënoi.

Takimi i vlefshëm për raundin e 1/16 të Europa League përfundoi në shifrat 1-3 për danezët, të cilët u kualifikuan për në raundin tjetër. Ishte pikërisht Michael ai që shënoi golin e parë të takimit, por festa nuk shkoi ashtu siç duhet.

27-vjeçari iu drejtua tifozëve të tij, të cilët kishin udhëtuar drejt Skocisë, por u pengua nga policia. Kjo gjë e irritoi sulmuesin, i cili pati dhe një kontakt fizik me ta. Ende nuk ka asnjë reagim nga klubi i Copenhagenit, nëse do ta apelojnë vendimin apo jo. /abcnews.al