U infektua nga viktima e parë e koronavirusit, mjeku nga Durrësi rezulton sërish pozitiv

schedule15:46 - 6 Qershor, 2020

schedule 15:46 - 6 Qershor, 2020

ISHP raportoi për një personal shëndetësor, të shëruar më parë nga koronavirusi, i cili ishte infektuar sërish.

Gazetari Leonidha Musaj bën me dije për abcneës.al se bëhet fjalë për një mjek infeksionist në Durrës, i cili ishte infektuar që në javën e parë të shfaqjes së koronavirusit në vend nga një zonjë e moshuar, e cila ndërroi jetë.

Lexo edhe: E RËNDË/ Mjeku në Durrës u infektua me koronavirus nga 73 vjeçarja që vdiq

Mjeku shërben në spitalin e Durrësit dhe ishte konfirmuar pozitiv nga ISHP në mes të marsit dhe hetimi epidemiologjik konstatoi se ai u infektua nga një zonjë 73 vjeçare, e cila ishte edhe viktima e parë e koronavirusit në Shqipëri.

E moshuara ndërroi jetë më datë 11 mars, ndërsa pas bërjes së testit, disa ditë më vonë rezultoi pozitiv edhe mjeku në fjalë, i cili i kishte shërbyer disa herë zonjës 73 vjeçare.

ISHP thekson se ai është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po hetohet për mënyrën se si u infektuan herën e dytë. /abcnews.al