Italia epiqendra e parë e koronavirusit jashtë Kinës ka përdorur një strategji agresive testimi dhe përdorimin në masë të maskave për të ndaluar një valë të dytë të përhapjes së virusit.
Por, ndërsa fëmijët po përgatiten të kthehen nëpër klasa, shumë shkolla kanë filluar përgatitjen e nevojshme, shkruan abcnews.al.
Distancimi social është kush kryesor për të parandaluar përhapjen e virusit. Mirëpo, shumica e shkollave italiane funksionojnë me banka dhe ulëse të gjera, ku ulen një numër më i madh nxënësish.
Ministria e Arsimit së fundmi ka shpallur tender në mbarë Evropën për të siguruar tre milion banka të ndara për në shtator.
Shpërndarja pritet të bëhet deri në 8 shtator, në mënyrë që të mundësohet mësimi nga shkollat por me distancim në mes të nxënësve.
Kthimi i nxënësve në shkollë shihet si një hap thelbësor përpara për Italinë, e cila deri më tani ka shmangur një valë të dytë të virusit. /abcnews.al



