U arrestuan katër persona, pamje brenda “shtëpisë së barit” në Vlorë: 330 bimë kanabis

schedule12:45 - 3 Mars, 2022

schedule 12:45 - 3 Mars, 2022

Abc ka siguruar pamje brenda shtëpisë së barit në Vlorë që u zbulua ditën e djeshme.

Nga pamjet shihen të gjitha pajisjet që janë përdorur për kultivimin e kanabisit.

Të arrestuar për këtë aktivitet të paligjshëm janë 4 persona. Sot janë arrestuar Elmaz Elmazi 33 vjeç, Erand Malkaj 32 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë elektricistë pranë OSHEE Vlorë, dhe Marsel Rrapaj 33 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë faturist pranë OSHEE Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Ndërsa dje ra në pranga Anest Rrapaj 40 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.

Lexo edhe: “Shtëpia e barit” në Vlorë, pas pronarit arrestohen 2 elektricistët e faturisti

Arrestimi i elektricistëve dhe faturistit u bë pasi në zonën që ata kishin në monitorim, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në banesën në përdorim nga Rrapaj që ishte përshtatur si ambient për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa në kushte laboratorike. Në shtëpinë që përdorej për kultivim droge dje u zbuluan 30 bimë narkotike të kultivuara në kova plastike, 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe sende të tjera të paligjshme.

/abcnews.al