“Shtëpia e barit” në Vlorë, pas pronarit arrestohen 2 elektricistët e faturisti

schedule08:28 - 3 Mars, 2022

schedule 08:28 - 3 Mars, 2022

Ka shkuar në 4 numri i personave të arrestuar pas zbulimit të shtëpisë së barit ditën e djeshme në Vlorë. Sot janë arrestuar Elmaz Elmazi 33 vjeç, Erand Malkaj 32 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë elektricistë pranë OSHEE Vlorë, dhe Marsel Rrapaj 33 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë faturist pranë OSHEE Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Arrestimi i tyre u bë pasi në zonën që ata kishin në monitorim, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në banesën në përdorim nga Anest Rrapaj 40 vjeç që ishte përshtatur si ambient për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa në kushte laboratorike. Rrapaj u arrestua dje kur u zbulua shtëpia e barit me 30 bimë narkotike të kultivuara në kova plastike, 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe sende të tjera të paligjshme.

Lexo edhe: PAMJE nga “shtëpia e barit” në Vlorë, e mbushur me 330 bimë kanabis, arrestohet pronari

Njoftimi i policisë; Vijon operacioni policor i koduar “KUSHTRIMI”. Shkon në 4 numri i të arrestuarve. Një ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar “KUSHTRIMI”, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. Rr., 40 vjeç. Në vijim të operacionit policor të koduar “KUSHTRIMI”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,  specialistët  për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. E., 33 vjeç, E. M., 32 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë elektricistë pranë OSHEE Vlorë, dhe  M. Rr., 33 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë faturist pranë OSHEE Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në zonën që ata kishin në monitorim, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në banesën në përdorim nga shtetasi A. Rr., e cila ishte përshtatur si ambient për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa në kushte laboratorike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al