Turqia shpall kërkimin ndërkombëtar për themeluesin e Thodex që u arratis me 2 miliardë dollarë

schedule10:14 - 24 Prill, 2021

schedule 10:14 - 24 Prill, 2021

Turqia ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për themeluesin e platformës së tregtisë së kriptomonedhave Thodex.

Mediat shtetërore raportojnë se Faruk Fatih Ozer është arratisur në drejtim të Shqipërisë, i cili mashtroi 391,000 investitorë duke ju marrë 2 miliardë dollarë.

Policia ka arrestuar 62 persona në 8 qytete turke për lidhje të dyshuara me kompaninë e Ozer, Thodex.  Ozer i quajti akuzat kundër tij “të pabazuara” dhe tha se ai ndodhet në Shqipëri për takime pune.

Ministria turke e Drejtësisë ka filluar procedurat ligjore për të kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e Ozer nga Tirana, njoftoi Andalou, duke shtuar se Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu kishte folur me homologun e tij shqiptar në telefon. Interpol lëshoi ​​një njoftim të kuq për Ozer, të premten, pas kërkesës nga Ankaraja./e.b-abcnews.al