Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Ekstradohet “ushtari” i Visit të Pojës/ Ervis Deti sillet në pranga nga Italia

schedule13:19 - 9 Shtator, 2026

schedule 13:19 - 9 Shtator, 2026

Një 41-vjeçar i identifikuar si Ervis Deti është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë.

Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit, 41-vjeçarit, në vitin 2025, autoritetet gjyqësore në Bari, Itali, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai dyshohet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

41-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane që prej vitit 2025, teksa njihet edhe si anëtar i grupit të Visit të Pojës.

Tashmë, 41-vjeçari do të përballet me akuzat që rëndojnë mbi të në shtetin italian.

Deti ishte arrestuar në Shqipëri gjatë operacionit “Ura”, i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane për goditjen e një organizate të dyshuar për trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!