Turistët sfidojnë pandeminë, zgjedhin Korçën për festat e nëntorit

schedule17:34 - 29 Nëntor, 2020

schedule 17:34 - 29 Nëntor, 2020

Korça është preferuar nga turistët për të kaluar fundjavën edhe në këto prag festash të 28-29 nëntorit.

Turistët të ardhur nga qytete të ndryshme, thanë për gazetaren e ABC Ledjona Xheladinaj se kanë zgjedhur Korçën për të festuar, për atmosferën, traditën, kulturën dhe qytetarinë që e karakterizon.

Kishte nga ata që e vizitonin për herë të parë duke theksuar se kanë mbetur të kënaqur, të tjerë shtuan se pavarësisht situatës së pandemisë kanë dalë të shijojnë bukuritë e Korçës duke respektuar rregullat e vendosura për të parandalimin e pandemisë.

/abcnews.al/