Truprojë pas mandatit/ Zgjatet me tre vite mbrojtja për drejtuesin e SPAK

schedule18:40 - 8 Tetor, 2025

schedule 18:40 - 8 Tetor, 2025

Altin Dumani, i cili është drejt përfundimit të mandatit në krye te Prokurorisë se posaçme anti-korrupsion, do të ketë forca sigurie edhe 3 vjet pasi të lërë zyrën e drejtuesit të SPAK.

Masat e shtuara të ruajtjes do të vlejnë njësoj dhe për çdo kryetar të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit, që do pasojë Dumanin. Vendimi është marrë nga këshilli i ministrave, në mbledhjen e kësaj të mërkure.

“Garantimi i mbrojtjes personale të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 3 (tre) vjet pas përfundimit të tij.”

Jo vetëm kryetari i SPAK.

Edhe për kreun e Gjykatës së Posaçme dhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit është vendosur rritja e sigurisë fizike, me dy vite pas përfundimit ete mandatit.

“Garantimi i mbrojtjes personale të kryetarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 2 (dy) vjet pas përfundimit të tij.”

Gjithashtu, ne mbledhjen e këshillit të ministrave është vendosur ndryshimi ne Prefekturën e Vlores. Plator Nesturi pa bërë vitin është liruar nga detyra e Prefektit të Vlorës dhe është emëruar Evis Allushi, ish kandidat për deputete, që nuk hyri dot në Parlament.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!